SYRI TV/ Gjashtë fshatra në Lumin e Vlorës të izoluar, banorët: Rruga është e pakalueshme
Gjashtë fshatra në zonën e Lumit të Vlorës, gjatë muajve të dimrit janë thuajse të izoluar, për shkak të amortizimit të rrugës. Banorët tregojnë se për shkak të dëmtimit dhe mungesës së investimeve në rrugë, fshatrat po shpopullohen.
Nga SYRI TV
Segmenti rrugor që lidh fshatrat Ramicë, Verbas, Matogjin, Bashaj, Vërmik dhe Velçë me rrugën e Lumit të Vlorës, është krejtësisht e amortizuar.
Banorët e gjashtë fshatrave, gjatë muajve të dimrit janë pothuajse të izoluar për shkak se rruga bëhet e pakalueshme, pasi është e amortizuar krejtësisht.
Rruga që lidh këto fshatra me rrugën e lumit të Vlorës është 20 km, ajo kalon në një terren të thepisur malor, ndërsa i vetmi investim në të është hedhja e inerteve, por jo asfaltit.
Amortizimi i rrugës, sipas banorëve, është bërë shkak që këto fshatra të shpopullohen.
Për ndërtimin e rrugës, banorët kanë marrë mjaftueshëm premtime, por ato kanë mbetur vetëm në kuadër të fushatave elektorale.