PL: ‘Veliera’, monstra 9 milionë euro e Dakos, një krim që duhet hetuar!
Partia e Lirisë ka kërkuar që drejtësia të hetojë projektin e Velierës në Durrës të ngritur nga kryebashkiakët socialistë, Vangjush Dako dhe Emirjana Sako, të cilin e konsideron një momument korrupsioni. Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, në thirrjen e tij bashkë me pamjet e Velierës që po rrënohet, shprehet:
“Projekti korruptiv i “Velierës” në Durrës, një monstër e neveritshme betoni që shkatërroi historinë dhe trashëgiminë e vyer arkeologjike të qytetit, përveçse gllabëroi 9 milion euro taksa dhe nuk nxjerr asnjë qindarkë fitim për qytetin, në pak vite rezulton një investim i dështuar.
Monumenti i korrupsionit në qendër të Durrësit, simbol i shpërdorimit abuziv të fondeve publike dhe i betonizimit të qytetit nga Vangjush Dako dhe Emirjana Sako, është një vend krimi ku drejtësia duhet të ndërhyjë sa më parë!”