Sulmet kibernetike/ Spiropalizohet dhe Bledi Çuçi: Është një sfidë që e kalon e gjithë bota
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka deklaruar se po punohet për ngritjen e një agjencie kombëtare kundër sulmeve kibernetike, ku sipas tij është gjithmonë një sfidë që e kalon gjithë bota.
Në konferencën me gazetarët, Çuçi u shpreh se do të ketë investime të reja në fushën e teknologjisë ndërsa shtoi se në institucionin që ai drejton do të ngrihet një sektor i policisë së shtetit, në këtë fushë.
Gjithashtu Çuçi tha se është parashikuar ngritja e një njësie speciale për mbrojtjen e turistëve përgjatë vijës bregdetare gjatë sezonit veror.
Çuçi: Po punojmë për ngritjen e një agjencie kombëtare kundër sulmeve kibernetike. Do të ngremë në Ministrinë e Brendshme sektorin e policisë së shtetit për mbrojtjen kibernetike. Do të ketë investime të reja në fushën e teknologjisë. Është gjithmonë një sfidë që e kalon gjithë bota.
Me masat që kemi marrë besoj do jemi një nga vendet me infrastrukturën më të mirë për mbrojtjen kibernetike. Këto janë të parashikuara. Është një projekt i qartë se çfarë do bëjmë dhe ku do shkojmë.
Kemi parashikuar krijimin e një njësie speciale për mbrojtjen gjatë sezonit veror. Do të ketë një patrullë një brigjet e Shqipërisë për të garantuar më shumë siguri për pushuesit.