Dhunimi shtazarak i 22-vjeçares/ Ambasada keniane 'zbarkon' në Tiranë
Dy përfaqësues të ambasadës keniane në Romë po zhvillojnë një takim me shefin e Komisariatit nr. 1 në Tiranë, Petrit Halo, në lidhje me dhunimin e vajzës keniane Joy në kryeqytet, disa muaj më parë.
Ata kërkojnë informacion në lidhjet me hetimet që po kryhen për ngjarjen, si dhe nëse autoritetet shqiptare kanë identifikuar autorët e ngjarjes së rëndë.
Dosja fillimisht u regjistrua në prokurori për plagosje të rëndë me dashje, por më pas iu rikthye sërish policisë për t'u plotësuar.
Keniania 22-vjeçare kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa tashmë pritet verifikimi i celularëve dhe i tabulateve telefonike për të kuptuar mes bisedave të vajzës keniane për të shkuar tek autorët e mundshëm.
Gjithashtu priten edhe përfundimet e të gjitha akteve të ekspertimit mjeko-ligjor të kërkuara nga prokuroria.