‘Nuk bëhem pjesë e asnjë grupi në PD’, Petrit Doda regjistrohet si deputet i pavarur
Petrit Doda, i cili mori mandatin e lënë nga Alfred Rushaj, është regjistruar në Kuvend si deputet i pavarur.
Për Euronews Albania, Doda konfimoi se nuk do të bëhet pjesë e asnjë grupi në Partinë Demokratike.
Kjo, pasi sipas tij, kërkon të qëndrojë larg konfliktit të brendshëm në parti.
Ditën e djeshme, Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar i PD 4 deputetë.
Në njoftimin e grupit të Enkelejd Alibeaj, thuhet se deputetët Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi Agron Shehaj dhe Tritan Shehu nuk u distancuan nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike më 8 janar 2021.