Shqiptari i propozon FIFA-s një rregull të ri: Shtyllat të quhen goditje këndi ose rivënie anësore

Thoma Goga, një shkrimtar dhe autor shqiptar ka ardhur me një propozim që ia ka nisur edhe FIFA-s, siç thotë ai 25 vite më parë.

“Kur një futbollist gjatë aksionit, gjuan dhe topi nuk preket nga asnjë kundërshtar, por godet shtyllën dhe përfundon jashtë, ekipi sulmues përfiton: Goditje këndi, nëse topi përfundon jashtë vijës fundore, ose rivënie anësore, nëse topi përfundon jashtë vijës anësore”, është propozimi i tij.

Ai për këtë propozim ka renditur edhe arsyet pse duhet të bëhet.