Shokon Princ Harry: Kam lindur si rezervë për William

Siç duket Princ Harry është shumë i inatosur me familjen mbretërore, pasi në librin e tij të publikuar dje me titullin  'Rezerva’ ka shpjeguar se ka ardh në këtë botë vetëm për të ndihmuar vëllain e tij William në rast se ai do të pësonte diçka të keqe.

Në librin e tij, i cili tashmë është bërë popullor në shumë vende, djali i dytë i Charles dhe Dianës i referohet gjerësisht rolit të tij në pallat, i cili, sipas tij, nuk ishte gjë tjetër veçse si një "shpërqëndrim" për çdo gabim të  vëllait të tij, por edhe si dhurues i përputhshëm, në rast se William kishte nevojë për një transfuzion gjaku ose transplant organi. 

'Veshkat, ndoshta dhe palcën e kockave”, shkruan ai , duke iu referuar këtij skenari pesimist që beson se ka kontribuar në vendimin për ardhjen e tij në këtë jetë.

“Dy vjet më i madhi William ishte pasardhësi i tyre, ndërsa unë isha rezervë... Unë isha hija, mbështetja, plani rezervë. Më sollën në botë në rast se Willie-t i ndodhte diçka e keqe”, shkruan Duka i Sussex-it për vëllain e tij 40-vjeçar dhe trashëgimtarin e fronit britanik.

Në librin e tij  princi 38-vjeçar thekson se babai i tij, mbreti aktual i Britanisë, nuk mund të udhëtonte kurrë me djalin e tij të madh, William, sepse " mundësia që i pari dhe i dyti të vdisnin në të njëjtën kohë duhej të përjashtohej. Por askush nuk e vuri mendjen me kë po udhëtoja unë.Rezerva nuk ishte aq e nevojshme”, shkruan Harry me hidhërim.

“E gjithë kjo më është bërë e qartë që në fillimet e jetës sime. Periodikisht, këto ide përforcoheshin”, shton Harry për rolin e tij vartës në krahasim me William. 

Madje zbulon se emërtimet "Pasardhës"-"Bashkë rezervë"ato jo vetëm që i atribuoheshin atij dhe vëllait të tij nga shtypi, por edhe nga "mamaja" e tij e dashur, Diana dhe gjyshja e tij, e ndjera Elizabeth.

Rreshti që Harry pretendon se babai i tij i tha gruas së tij Dianës kur ajo lindi ("shkëlqyeshëm, më ke dhënë një trashëgimtar dhe një rezervë, puna ime këtu u krye") u tha si një shaka nga Charles, por 38 -vjecari tregon se pak minuta më vonë babai i tij 'humorist' ishte larguar për të takuar të dashurën e tij.

Edhe pse në librin e tij ai e lidh mënyrën se si u trajtua nga pallati si fëmijë me përçarjen e tij eventuale me familjen mbretërore, Harry pretendon se fillimisht nuk kishte asnjë problem me rolin e tij si "rezervë". 

“Nuk më ofendoi, më la indiferent” , shkruan ai, duke pranuar se jeta që jetoi duke u rritur ishte jashtëzakonisht e privilegjuar . 

“Çdo djalë dhe vajzë ka ëndërruar të paktën një herë se si do të ishte të jetonit si princ apo princeshë. Edhe si rezervë nuk ishte aspak keq”.