‘Motra shfrytëzonte punonjëset’/ Ja si 23 vjeçari kishte ngritur qendrën e prostitucionit në Tiranë

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me operacionin e zhvilluar këtë të mërkurë në Tiranë, ku në një qendër masazhi u zbulua një aktivitet i ushtrimit të prostitucionit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në “qendrën relaksuese”, në Unazë të Re, që menaxhohej nga 23-vjeçari, Kristos Halili u konstatua se motra e tij Kristiana Halili shfrytëzonte për prostitucion, një punonjëse në këtë qendër.

Në pranga përfunduan të dyja vajzat e gjetura të cilat akuzohen për “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prostitucioni”. Ndërkohë që u shpall në kërkim administratori i kompanisë.

Bëhet me dije se 23-vjeçari Kristos Halili, përdorte motrën e tij për të rekrutuar vajza të reja me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.