Batuta e gazetarit: Vendimi i Alibeajt është si tenderi skandaloz i Veliajt

Lajmi se Enkelejd Alibeaj ka vendosur të përjashtojë katër deputetë demokratë ka shkaktuar vetëm ironi dhe meme në rrjetet sociale.

Një batutë pikante u postua nga gazetari Klodian Tomorri, që e krahasoi vendimin e Alibeajt me tenderin skandaloz të Erion Veliajt.

“Ky vendimi i Alibeut për përjashtimin e deputetëve, qenka si ai tenderi i Lalit për rrugën ‘Xhon Belushi’.

Alibeu i paska lënë afat një vit deputetëve që të reflektojnë. Edhe Lali i la afat kompanisë deri tre ditë para tenderit që të reflektonte, pastaj e bëri rrugën vetë,” shkruan ai.

Kurse anëtari i Kryesisë së PD, Gent Strazimiri ka ironizuar vendimin e Enkelejd Alibeajt që 'përjashtoi' katër deputetë të PD nga grupi parlamentar. 

Ai ka publikuar në rrjetet sociale video nga një sekuencë filmi të Kinostudios, për të ilustruar situatën në kampin e Alibeajt.