Studiuesja për A Show: Shifra e shqiptarëve në Manastir e manipuluar, janë mbi 15%
Studentja në Universitetin e Europës Juglindore, Emira Selimi, e ftuar në “A Show” me Adi Krastën në Syri Tv ka hedhur poshtë të gjitha deklaratat se në qytetin e Manastirit në Maqedoninë e Veriut janë vetëm 2% popullsi shqiptare.
Ajo tregon se e ka vizituar dhe vërtetuar se në qytetin e Manastirit janë mbi 15% popullsi shqiptare, pavarësisht se i kanë sllavizuar dhe turqizuar mbiemrat, teksa pretendon se këto janë propaganda të një shteti anëtar i NATO-së dhe që tenton të bëhet pjesë e BE-së, siç është Maqedonia e Veriut.
"Në qytetin e Manastirit nuk janë 2% shqiptarë, por janë më shumë. Aty ka ndodhur një manipulim. Sipas analizave të mia që i kam bërë me qyetarët atje, shqiptarët vetëm në qytetin e Manastirit janë diku mbi 15%. Tani dua të sqaroj se ku është propaganda sepse shqiptarët e Maqedonisë në qytetin e Manastirit nuk janë 2%. Unë kam vizituar të gjitha lagjet ku jetojnë shqiptarët në qytetin e Manastirit, dhe ai 2% janë vetëm ata që e kanë mbiemrin e shqipëruar, ndërsa shumica e shqiptarëve që jetojnë në qytetin e Manastirit kanë mbiemrat e sllavizuar me prapashtesat ‘ski’ dhe të turqizuar.
Që nënkupton se qytetarët që i kanë mbiemrat e sllavizuar dhe turqizuar në statistika nuk dalin shqiptarë, pavarësisht se ata flasin shqip dhe deklarohen shqiptarë. Kjo është një propagandë e thurur shumë bukur nga një shtet i cili është anëtar i NATO-s, nga një shtet i cili pretendon të bashkohet me BE-në. Mua më duket komedike sesi mundet Maqedonia e Veriut të pretendoj ëtë bëhet pjesë e BE-së duke i marrë parasysh se si i ka thurur të gjithë këto intriga në një qytet siç është Manastiri".