Çfarë kanë të përbashkët rruga ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë dhe rruga ‘Xhon Belushi’ në Tiranë

Nga Hysni Gurra

Rruga Muharrem Fejza në Prishtinë dhe rruga Xhon Belushi në Tiranë.

Çfarë kanë të përbashkët këto dy rrugë?

Rruga Muharrem Fejza në Prishtinë ka qenë kryefjalë e zgjedhjeve lokale për Prishtinën. Të gjithë kandidatët e kishin kryefjalë të premtimeve. Çfarë kishte kjo rrugë?

Ishte një rruge e pa asfaltuar, e degraduar, asfaltuar herë pas here me asfalt elektoral dhe me kioska.

Rruga u bë simbol i korrupsionit të drejtuesve të Komunës së Prishtinës me pak fjalë. Që të kuptohemi, jo se ishte rruga puna më e keqe që kishte bërë komuna.

E njëjta gjë po ndodh në Tiranë në prag të zgjedhjeve lokale.

Kandidati i opozitës, Belind Këlliçi, doli dhe denoncoi fillimin e asfaltimit të rrugës Xhon Belushi në një lagje të kryeqytetit. Fabula është e thjeshtë. Rruga filloi të asfaltohet natën nga ndërmarrja e bashkisë, ndërkohë që po bashkia kishte caktuar edhe një datë tenderimi 400 e ca milionë lekë për asfaltimin e saj.

Denoncim i Këlliçit rezultoi i drejtë sepse bashkia e vënë nën presion anuloi datën e tenderimit të rrugës. Rruga Xhon Belushi nuk është afera më e madhe korruptive e Bashkisë së Tiranës, drejtuar nga e majta, kjo nuk diskutohet. Janë afera milionëshe si inceneratorët, lejet e ndërtimit, shpërdorimi i taksa etj, etj.

Por rruga Xhon Belushi do të mbetet simbol i korrupsionit dhe makutërisë së këtij pushteti që qeveris sot Tiranën dhe Shqipërinë. Tirana dhe Prishtina ndoshta nuk mund të krahasohen sa i përket aferave korruptive, ia kalon Tirana, por që fati i lidhi të kenë dy rrugë si simbole të korrupsionit.