Eurodeputetja viziton Shkodrën, Spahia: Na pret një punë e gjatë për ta nxjerrë vendin nga duart e mazhorancës
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Bardh Spahija ka ndarë disa pamje nga takimi në Shkodër me deputeten e Parlamentit Evropian, njëkohësisht dhe presidente e Rinisë së Partisë Popullore Evropiane, Ana Lídia Fernandes Oliveira.
Spahija është shprehur se biseda e tyre ka konstatuar në situatën aktuale që po kalon Shqipëria, ku të gjitha pushtetet janë përqëndruar në duart e mazhorancës.
Ai shprehet se 'na pret një rrugë e gjatë përpara dhe shumë punë, për të cilën jam i bindur se mund ta realizojmë vetëm duke u mbështetur tek ato vlera që si komb na kanë dalluar.'