'Zyrtarët janë të pasur. Amnistia do bëhet për këto para'/ Manjani: Ç'na tregoi vjedhja e sanitares!
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komentoi në A Shoë me Adi Krastën, në Syri Tv, skandalin e parave që u vodhën në shtëpinë e zyrtares së qeverisë.
Manjani tha se vjedhja që bëri sanitarja Rozeta Dobi tregoi se zyrtarët në Shqipëri janë të pasur.
Një tjetër e dhënë, tha ai, është amnistia dhe arsyet pse qeveria kërkon ta miratojë atë.
Sipas tij, amnistia do të bëhet për të legalizuar paratë e korrupsionit që ndodhen brenda vendit.
"Në kuptim të interesit publik janë dy momente që duhet t'i pikasim. Së pari, zyrtarët publikë në këtë vend janë të pasur. Sepse përderisa ka ardhur në këtë nivel, më lart (zyrtarët) kanë më shumë. Kjo në kontekstin e amnistisë fiskale, kam insistuar që kjo ka për qëllim të legalizojë paratë që janë këtu në Shqipëri. Nuk ka para nga emigracioni. Amnistia është ccështje konfidence. Imagjino çon lekët në bankë, del nesër në gazetë. Zonja që ka këto sasi parash nuk e kuptoj pse nuk është nën hetimin e SPAK kryesisht. Përderisa ka arrestuar të tjerë për shuma të gjetura në shtëpi, pse nuk arreston këtë? Pse kjo trajtohet me preferencë dhe të tjerët jo?", u shpreh Manjani.