", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/10/auto_asfasfsa1673378258.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

'Ishte një moment i mrekullueshëm'/ Të gjithë në këmbë, Haller mposht kancerin dhe tani rikthehet në fushë

Sebastian Haller ka festuar rikthimin e tij në fushë. Në miqësoren kundër Fortuna Dusseldorf (1-5) në Marbella, sulmuesi i Dortmundit zbriti për herë të parë në fushë, pas diagnostikimit me sëmundjen e kancerit dhe për herë të parë me fanellën e verdhezinjëve që nga transferimi i tij në verën e vitit 2022.

Sulmuesi 28 vjeçar u inkuadrua në fushë unë minutën e 74-të në vend të Youssoufa Moukoko, ku sigurisht nuk munguan duartrokitjet nga ana e të dyja skuadrave si edhe tifozëve që po ndiqnin sfidën.

Haller pati ndikim të menjëhershëm në lojë, qoftë në mesfushë, madje bëri edhe një goditje në portë, e cila u prit nga portieri i Duseldorfit, Florian Kastenmeier.

Pas ndeshjes, Haller dha një prononcim për mediat, ku e cilësoi momentin e rikthimit si të mrekullueshëm.

 "Ishte një moment i mrekullueshëm. Mora shumë duartrokitje dhe shumë mesazhe, fola me shokët e skuadrës dhe kundërshtarët. Kjo mbështetje kontribuon në performancën.”

Ish-sulmuesi i Ajax qëndronte jashtë fushave që në momentin që u transferua në “Signal Iduna Park”, për shkak të problemeve të tij shëndetësore. Haller para pak kohësh u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni të dyfishtë në testikuj dhe tashmë zbriti në fushën e blertë, duke lënë pas krahëve sëmundjen e rëndë.