VIDEO/ Berisha: Avokati Altin Goxhaj ka një pyetje për ‘Skapin’ e partisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook, një analizë të shkurtër televizive të vjedhjes së shtëpisë së zyrtares së Ramës.
Sipas Goxhajt, SPAK duhej të kishte kontrolluar oxhaqet e zyrtares dhe Arben Ahmetajt, që në nëntor të vitit të kaluar.
Postimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:
Avokati, Altin Goxhaj ka një pyetje për ‘Skapin’ e partisë. Ju ftoj ta ndiqni sipas dëshirës! sb
Pyetja e Avokatit Goxhaj për SPAK (apo KAPAKUN e krimit): Kush duhet të ishte në masë arresti kur hajduti i vjedh hajdutit paratë që na ka vjedhur ne?!
Analiza ime (Altin Goxhaj) në 5 minuta: Pastruesja që dhjeu SPAK-un! SPAK duhet të kishte kontrolluar oxhaqet e ish shefes së Kabinetit të Ahmetaj, bashkë me atë të Ahmetajt që në Nëntor! Por u tregua më e shkathët pastruesja.
Sikur të kontrolloheshin oxhaqet e zyrtarëve dhe politikanëve të lartë të Rilindjes do paguanim që në Janar 2023 të gjithë defiçitin buxhetor të 2022!