Aksident tragjik në Vërmicë, një i vdekur e dy të lënduar

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen “Ibrahim Rugova”, konkretisht në Vërmicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi I Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin e Prizrenit.

“Sot rreth orës 16:10, Policia e Kosovës ka pranuar  informatën lidhur me nje aksidet trafiku në autostradë. Pas angazhimeve  në teren është konstatuar se në kilometrin e 10 të Autostradës “Ibrahim Rugova” , drejtimi Prishtinë-Prizren, në Vermice është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore dhe me fatalitet. Njesitet kompetente policore iu kane pergjigjur rastit, perderisa ekipa mjeksore ka konstatuar se një person ka humbur jetën. Dy persona të tjerë po ashtu si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Prizren.”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve, zjarrfikësit si dhe autoambulanca.

Për rastin gjithashtu është njoftuar edhe Prokurori e Mjekësia Ligjore.

“Hetime aktive janë duke u kryer për shkaqet që kanë çuar deri te ky aksident i rënde dhe me pasoja tragjike”, shtoi Hoxha.

Ai u ka bërë apel drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes, të respektojnë shenjat dhe kufizimet e shpejtësisë në mënyrë që të shmangeni aksidentet.