U afrua si përforcimi më i madh por ende nuk ka debutuar: Paul Pogba më në fund është rikthyer në stërvitje
Futbollisti francez Paul Pogba është rikthyer në stërvitjet e Juventusit dhe së shpejti mund ta shohin sërish në fushë, sipas mediave në Itali.
Në prag të Kupës së Botës në Katar, Pogba iu nënshtrua një operacioni në meniskun e gjurit të djathtë, për këtë arsye nuk ishte pjesë e kombëtares franceze që luajti në turneun e më të mirëve, ku në fund fituan vendin e dytë pas humbjes me Argjentinën në finale.
Mesfushori i njohur ende nuk ka bërë asnjë paraqitje për bardhezinjtë pasi iu bashkua klubit si lojtar i lirë këtë verë dhe mediat në Itali shkruajnë se ai nuk do të dalë në fushë deri në fund të janarit.
Una bella giornata di allenamento ☀️⚽️ pic.twitter.com/JHb8slFSmq
— JuventusFC (@juventusfc) January 10, 2023
Pogba u largua nga Manchester United verën e kaluar pas skadimit të kontratës së tij dhe u kthye në Juventus, me të cilin nënshkroi një kontratë katërvjeçare.
Megjithatë, për shkak të lëndimit të lartpërmendur, ai ende nuk ka bërë paraqitje për Juventusin, por bashkëlojtarët e tij aktualisht po kalojnë një formë të shkëlqyer dhe kanë arritur tetë fitore radhazi pa pësuar gol, që është një seri që i ka sjellë sërish në luftën për titullin kampion.
Ata do të kenë mundësinë të tregojnë se Juventusi është sërish i vjetri javës tjetër kur do të luajë jashtë ndaj Napolit.