Analisti Bakalli: Vendimi i Alibeajt shashkë dhe nul, largoi vëmendjen nga skandalet e qeverisë
Analisti Nador Bakalli e quan shashkë dhe nul vendimin e Enkelejd Alibeajt për të përjashtuar 4 deputetë të PD, mes tyre edhe Belind Këlliçin, kandidat zyrtar i opozitës për kryetar të bashkisë së Tiranës.
Në Task Force me Sonila Meçon, Bakalli tha se Alibeaj e bëri një lëvizje të tillë për vëmendje, pasi tashmë dihet se ku anon baza dhe anëtarësia e PD si dhe për të larguar vëmendjen nga skandalet e qeverisë.
"Ky vendim është nul, ne e dimë se ku anon e gjithë influenca e bazës së PD dhe gjithë dëshira e anëtarëve të kësaj partie. Është si puna e komitetit të Covid në Shqipëri që mblidhet për të analizuar situatën në Kinë. Ose Alibeaj nesër mund të nxjerrë një deklaratë ku të thotë se unë ndal luftën në Ukrainë. S'dua të them se e bën me dashakeqësi për të mbuluar aferat e përditshme të kësaj qeverie. Besoj se është një thirrje për vëmendje e Alibeajt që të thotë se jemi ende këtu, duam të kemi një farë prezence dhe nxjerrin lajme shashka të kësaj natyre. E shoh problematike sërish, sepse merr vëmendje nga problemet reale që ka vendi siç është vjedhja te zyrtarja, mbërritja në SPAK e çështjes Veliaj. Por të përjashton emra si Belind Këlliçi, ta futësh midis tre të tjerëve, do të thotë de facto i bën një farë dëmi partisë tënde aty ku je rritur polikisht, në zgjedhjet e pritshme për 4 muaj", tha ai.