Felix drejt Chelsea-t, Atletico Madrid e gjen te Barcelona zëvendësuesin e portugezit
Atletico Madrid tashmë është në kërkim të një zëvendësuesi për Joao Felix.
Pasi portugezi është vendosur praktikisht te Chelsea deri në verë, Colchoneros po negociojnë me Barcelonën për të marrë Memphis Depay në huazim për gjashtë muaj. Ky lajm është raportuar nga “Cadena SER”.