‘Rrugët e ‘Astirit’ në mjerim, qeveria mashtron popullin me satelitë’/ Blushi: Veliaj duhet të hyjë me gomar për të marrë votat
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka denoncuar gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen rrugët e lagjeve në zonën e ‘Astirit’ në Tiranë.
Në një postim në Facebook Blushi shkruan së qeveria përpiqet të mashtrojë popullin me satelitët që u ngritën në hapësirë, ndërkohë që kjo zonë e kryeqytetit është si në mesjetë edhe pse banorët i paguajnë rregullisht taksat.
Postimi i Blushit:
"Rilindja" përpiqet të mashtrojë popullin me satelitë në hapësirë, ndërkohë që rrugët tek "Astiri" janë si në Mesjetë.
Një katrahurë e vërtetë urbane edhe pse banorët e kësaj lagjeje të kryeqytetit paguajnë rregullisht taksat.
Meqënëse Erion Veliaj udhëton me makinë luksoze, duhet të hyjë me gomar në rrugët e "Astirit" për të kërkuar vota ndonëse pati 8 vite kohë për të ndryshuar këtë realitet, që mediat e blera prej tij nuk e shfaqin.
14 Maji nuk është larg!
Është dita kur banorët e Tiranës do të votojnë për të ndëshkuar Kryemashtruesin dhe Kryehajdutin e kryeqytetit!
Është dita kur do të votojnë për një Tiranë të vërtetë europiane!