Carlo Ancelotti u zgjodh trajneri më i mirë në botë

Eksperti italian i futbollit Carlo Ancelotti u zgjodh trajneri më i mirë i futbollit në vitin 2022.

Titulli i lakmuar iu dha Ancelottit nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) pasi ai dominoi renditjen në një sezon në të cilin Real Madrid fitoi La Ligën, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e UEFA-s.

Don Carlo grumbulloi 245 pikë, madje 200 më shumë se trajneri i Manchester City, Pep Guardiola. Gjithashtu në podium ishte Walid Regragui, i cili fitoi Ligën e Kampionëve CAF me Wydad Casablanca, si dhe dërgoi Marokun në gjysmëfinalet e Kupës së Botës.

Kjo është hera e tretë që Ancelotti merr çmimin e lartpërmendur, pasi ai i fitoi në vitin 2007 si trajner i Milanit, si dhe në vitin 2014 kur fitoi Champions League me Real Madridin.

Ai aktualisht është në sezonin e dytë pas rikthimit me klubin mbretëror dhe kontrata e tij skadon më 30 qershor 2024.