Tritan Shehu: Të shpëtojmë Alibeajn, është rënduar nga gjeli i vitit të ri

Nga Tritan Shehu

Të shpëtojmë Alibejan!

Ai është renduar shume, ne mënyre galopante!

Ndoshta i ka bere keq edhe Viti i Ri, gjeli, a diçka tjetër…

Deliret e tij mendore, perceptimet e tij te deformuara për realitetin, po e çojnë shume larg ne ‘semundjen’ e tij.

Ndoshta i duket vetja si Kim Jong-Un a dikush tjetër i ngjashëm.

Apo si gjeli mbi kotec, qe tremb pulat përreth….

Kjo e fundit me duket me reale, me e vërtete!

Por pavarësisht nga ‘figura’ qe imagjinon për veten e tij, ai ka perceptime te deformuara, iluzione, delire.

Qe e çojnë pastaj ne këtë shkalle keqësimi te ‘shëndetit mendor’!

Është renduar fort i shkreti kohet e fundit, duke tejkaluar ne thellësi e ritëm shume edhe nga parashikimet qe kisha për ecurinë e tij shëndetësore!

Deri sa arrin te firmose te tilla paçavure….si simptomë e ‘sëmundjes’ se rende te tij!

Dhe ketë e bën atëherë kur te gjithë po punojnë, përpiqen për tejkalimin e ndarjeve.

Ndarje te cilat ai vete i ka ‘zyrtarizuar’ me atë cope letër, qe firmosi për here te pare si ‘kryetar’ i grupit, i caktuar nga….

Sidoqoftë një këshille per koleget e tjerë opozitare:

Megjithatë mos e denigroni atë, mos e agresoni se sëmundja kështu vetëm rendohet, por:

1-Çojeni me ‘butësi’ aty ku mjekohen këta te ‘sëmure’.

2-Vetëm me kujdes, mos i qëndroni shume afër, se ndoshta këto ‘sëmundje’ mund te jene edhe ngjitëse ne disa raste.

Sa për te tjerat vetëm mund te qeshësh me një karikature te tille!