Shtëpitë e ministrave notojnë në para të vjedhura, Berisha: Dobi tregoi llumin e qeveritarëve të PS!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar faktin se shtëpitë e zyrtarëve të lartë të qeverisë janë të mbushura me para të vjedhura. Berisha rikujton rastin e vjedhjes së banesave të nënës së Damian Gjiknurit dhe Ilir Beqjes, ku thuhet se u morën 8 milionë euro. Berisha thekson se rasti i pastrueses Rozeta Dobi tregoi se zyrtarët e Edi Ramës kanë vjedhur miliona euro dhe i fshehën ato në banesat e tyre. 

Syri Tv

"Jo vetëm paratë e vjedhura në shtëpinë e ish shefes së kabinetit të Arben Ahmetaj, por gjatë këtyre viteve janë vjedhur miliona euro edhe në shtëpitë e zyrtarëve të lartë të mazhorancës socialiste".

Ky denoncim është bërë nga lideri i opozitës Sali Berisha, i cili ka risjell në vëmendje artikujt e publikuar në media në vitin 2016 dhe 2017, ku bëhet me dije se banesat e një ministër dhe një ish – ministër të asaj kohe u vodhën 8 milionë euro, ngjarje për të cilën u vendos në dijeni edhe ministri i Brendshëm në atë kohë Saimir Tahiri.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaron se Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damain Gjiknuri kishte fshehur miliona euro në shtëpinë e nënës së tij, atje ku edhe grabitësit ia vodhën.

Shtëpitë e ministrave të Ramës notojnë në para të vjedhura. Rama mbylli skandalin e vjedhjes 6 vite më parë së 8 milionë euro-ve në shtepinë e Mama Gjiknurit dhe Beqës, etj. Afera Gjiknuri-Beqja u mbyll nga Rama. Gjiknuri mori paratë e vjedhura nga hajduti dhe si shpërblim u bë sekretar i përgjithshëm i Rilindjes hajdute! Por falë Rozeta Dobit që hoqi kapakun e llumit të qeveritarëve të rilindjes shqiptare mësuan të vërteten e dyshekëve me euro të hajduëtve të Edi Ramës, të cilët nuk kanë tunele si bosi i tyre, por përdorin dyshekët dhe dyshemetë e shtëpive te tyre.

Sali Berisha, kryetar i PD

Në reagimin e tij, Berisha denoncon faktin se policia e cila kontrollohet nga Edi Rama i fsheh këto ngjarje, pasi paratë e vjedhura kanë pasur si burim korrupsionin e zyrtarëve të lartë të PS-së.