", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/10/auto_Screenshot_51673369052.png", "width": 900, "height": 556 } }

Lajm i keq për trajnerin Sylvinho, futbollisti i kombëtares dëmtohet rëndë dhe mbyll sezonin para kohe

Një tjetër lajm i keq për kombëtaren shqiptare të futbollit dhe trajnerin e ri Sylvinho. Pas Armando Brojës, mësohet se një tjetër lojtar kuqezi është dëmtuar.

Bëhet fjalë për Ardian Bajramin , i cili ka thyer fibulën e këmbës së djathtë dhe koha e rikuperimit të tij pritet të jetë nga 4-6 muaj. Kjo do të thotë se dëmtimi i Bajramit është shumë i rëndë dhe në këtë mënyrë do të mbyllë sezonin para kohe.

20-vjeçari i cili luan me ekipin B të Benficas humbet kështu edhe ndeshjet eliminatore të kombëtares shqiptare të muajit mars dhe qershor, duke mos mundur dot të jetë nën urdhrat e Sylvinhos.