Gazetari: Një tjetër zyrtare e lartë në Kryeministri kishte punësuar sanitaren Rozeta Dobi

Sanitarja Rozeta Dobi ishte e punësuar nga disa zyrtarë të shtetit, për pastrimin e shtëpive. 

Në banesën e Alda Klosit ajo dyshohet se ka grabitur një shumë prej 550 mijë euro. 

Gazetari Basir Çollaku tha në studion e Syri Tv, se Dobi ishte e punësuar nga një tjetër zyrtare e lartë me post në Kryeministri. 

"Një zyrtare tjetër që punon në Kyeministri ka patur të njëjtën pastruese në banesë. Nuk është nga këta të dorës së tretë, por nuk di ç'të them se ç'ka ndodhur me inventarin e saj financiar në banesë, është holluar apo jo sasia e gjërave të saj i ka patur të ligjshme apo jo. Por ka patur të njëjtën ndihmëse në banesë për ta asistuar. Ky është një tregues mendoni ku jemi. Zyrtarë të këtyre niveleve të pushtetit i kanë mbushur shtëpitë me para të vjedhura. Sistemi bankar është ai që i merr. Ka dhe një prag ligjor, një kufi sa para mund të mbash jashtë sistemit. 31 marsi është afati ligjor për deklarimin periodik të vitit paraardhës të pasurisë, të ndryshimeve të bëra. Edhe në këtë formularë të deklarimit jam i bindur që ka mospërputhje të mëdha", tha ai.