Makina merr flakë në mes të rrugës
Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit në lëvizje.
Ngjarja ka ndodhur në Tiranë në rrugën ‘Reshit Petrela’.
Policia bën me dije se automjeti tip Audi mori flakë në lëvizje e sipër dhe u dogj pjesërisht.
Fatmirësisht drejtuesi nuk pësoi lëndime. Nga zjarri pati vetëm dëme materiale.
Policia e Tiranës/ Informacion paraprak
Me datë 10.01.2023, në rrugën ‘Reshit Petrela’, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip ‘Audi’, me drejtues shtetasin G. Ll., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.