Zidane i është përgjigjur komenteve të Noel Le Graet!

I sulmuar nga Noel Le Graët mbrëmjen e së dielës, Zinedine Zidane qëndron i heshtur për momentin. I kritikuar nga të gjitha anët, presidenti i FFF ka kërkuar falje, madje ka treguar se ka dashur të telefonojë Zizun.

Ndërkohë, Christophe Dugarry tha se kampionët e botës të vitit 1998 reaguan fuqishëm në grupin e tyre WhatsApp… dhe se Zidane iu përgjigj atyre.

“ Kemi komunikuar në grupin e WhtasApp me Zidane. (…) Ai iu përgjigj, por nuk do t'ju them se çfarë tha dhe çfarë i thamë njëri-tjetrit dhe të gjitha këto ”, tha kampioni i botës 98 në mikrofonin e RMC Sport .