VIDEO-SYRI TV/ PD kallëzon në SPAK Veliajn: Shkeli ligjin për tenderin 471 mln lekë
Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, për tenderin fiktiv prej 471 milionë lekësh në rrugën ‘Xhon Belushi’ në zonën e Freskut. Deputetja Albana Vokshi akuzoi Erion Veliajn se ka kryer shkelje të rënda ligjore, pasi kjo rrugë po shtrohej ende pa u shpallur fituesi i tenderit dhe punimet po bëheshin me makineritë e bashkisë. Abuzimi flagrant, u denoncua nga kandidati i opozitës për kryetar bashkie Belind Këlliçi, i cili theksoi se paratë do të përdoreshin për blerje votash.
Nga SYRI TV
Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, për tenderin fiktiv prej 471 milionë lekësh në rrugën Xhon Belushi në zonën e Freskut.
Deputetja Albana Vokshi akuzoi Erion Veliajn se ka kryer shkelje të rënda ligjore, pasi kjo rrugë po shtrohej ende pa u shpallur fituesi i tenderit dhe punimet po bëheshin me makineritë e bashkisë.
Sa i takon anulimit të këtij tenderi pasi Erion Veliaj u kap në flagrancë, nga selia blu deputetja Vokshi denoncoi ndërhyrjet e paprecedenta të kryebashkiakut të Tiranës.
Mbrëmjen e 6 janarit, kandidati i opozitës për kryetar bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi denoncoi këtë tender korruptiv, duke theksuar se 471 milion lekë do ti jepeshin një klienti të Veliajt, i cili më pas do të blinte votat për zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë e Tiranës.