VIDEO-SYRI TV/ Gërdeci, SPAK merr të pandehur Mediun: Akuza e ndikuar politikisht
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është marrë i pandehur nga SPAK për akuzën e shpërdorimit të detyrës mbi dosjen Gërdeci. Pasi u njoh me akuzën, Mediu foli për mediat duke akuzuar për akuzë politike, pasi prokurorët nuk i kanë vënë në dispozicion asnjë provë. Sipas Mediut për të njëjtën akuzë ai është hetuar vite më parë, por dosja u mbyll pasi nuk u gjet asnjë shkelje gjatë ushtrimit të detyrës.
Nga SYRI TV
SPAK i ka komunikuar sot ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’ për dosjen Gërdeci. Pas është njohur me aktet dhe akuzën, kryetari i Partisë Republikane ka folur për mediat duke e cilësuar këtë si një akuzë politike, e pa asnjë provë.
Më tej Mediu solli në vëmendje, se për këto akuza është hetuar edhe vite më parë, por nuk u gjet asnjë provë, e madje edhe sot sipas tij, prokurorët nuk I vunë në dispozicion asnjë provë të re.
Sa i përket akuzave për shpërthimin në Gërdec, Mediu solli në vëmendje se ai proces i përket sigurisë kombëtare, e veç kontrollit dhe përgjegjësive të forcave të ushtrisë, procesi ishte i certifikuar edhe partnerët amerikanë.
Ndërkohë foli edhe avokati i deputetit Fatmir Mediu, Ardian Visha.