Pengmarrja/ Rama urdhëron Alibeajn të falsifikojë përbërjen e grupit të PD
Edi Rama vazhdon ta komandojë si të dojë Enkelejd Alibeajn.
Në këto kushte, duke qene se Rama po mban peng grupin e PD nëpërmjet Alibeaj, dje deputetët po shkëputeshin prej tij, ky i fundit sot ka falsifikuar një vendim pa firmat e deputetëve duke përjashtuar edhe katër deputetë që iu bashkuan foltores që në fillim.
Ky vendim megjithëse nuk ka asnjë efekt pasi nuk ka firmat, tregon se sa peng është Enkeljed Alibeaj dhe sa në shërbim të Ramës është.
Është vetë Alibeaj që pas 6 marsit pati deklaruar se të gjithë deputetët janë pjesë e grupit me përjashtim të Sali Berishës. Sot pengu i Ramës në një akt qesharak ka falsifikuar një dokument për përbërjen e grupit të PD.
Ky në ditët në vazhdim nuk është çudi që të dërgojë një shkresë në Kuvend ku të thotë se pjesë e grupit jam vetëm unë me Bashën, nga lajthitja që ai ka publikuar.
Vendimi i i pavlefshëm i Alibeajt
Sot, më datë 10.01.2023, ka përfunduar afati 1 vjecar për distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike të deputetëve të pezulluar Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj. Në mungesë të aktit të distancimit, sipas vendimit nr.1 dhe nr. 1/1, datë 10.01.2022 të Kryesisë së Partisë dhe konfirmimit të Këshillit Kombëtar dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 15.01.2022, nga sot hyn në fuqi masa e largimit zyrtarisht të tyre nga Grupi Parlamentar. Për këtë qëllim, është njoftuar zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë që deputetët Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj nuk janë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 11.01.2023.