'Nuk janë 2-3 mijë euro'/ Basir Çollaku: Gjiknurit i grabitën në shtëpi shumë herë më tepër para

Gazetari Basir Çollaku zbulon se Damian Gjiknurit i janë grabitur në shtëpi miliona lekë dhe jo 2-3 mijë euro sa ka thënë ai publikisht. 

Në edicionin e pasdites me moderatoren Armela Ferko, Çollaku tha se drejtësia nuk mori në pyetje Gjiknurin për burimin e parave.  

"Kemi rastin e Gjiknurit, edhe vetë ka reaguar dhe është prononcuar që kjo ka ndodhur, thotë janë 2-3 mijë euro, avokatja Kalaja në një status dje, në një dëshmi të policisë gjyqësore flitet për shumë herë më tepër para. Pse u pezullua? Pse u pushua hetimi? Edhe nëse nuk gjejmë autorë, duhet të pyeten zotërinjtë që kanë në banesë këto para, zotërinj ku i gjetët?", tha ai.

***

Sakaq, avokatja Adriana Kalaja në një postim në rrjetet sociale, referuar një dëshmie pranë hetimeve, bën me dije se paratë që u grabitën në shtëpinë e Damian Gjiknurit ishin 350 mijë euro.