‘Errësirë e plotë si vetë bashkia’/ Boçi nxjerr FOTO-n: 250 mln lekë tenderuan ndriçuesit! Ku janë?
Nënkryetari i PD-së dhe kandidati i opozitës për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka denoncuar keqmenaxhimin dhe abuzimin me tenderat në këtë bashki.
Në postimin e tij në Facebook, Boçi ka shpërndarë një foto nga bulevardi i Elbasanit i cili ndodhet në errësirë të plotë dhe thekson se bashkia ka tenderuar 250 milionë lekë për blerje ndriçuesish por sërish qyteti është pa drita.
‘Kanë skualifikuar të gjithë operatorët e tjerë, për t'ia dhënë të preferuarit të tyre dhe ja ku janë! Errësirë e plotë si vetë bashkia!’, shkruan Boçi në Facebook.
Postimi i plotë:
?Bashkia Elbasan kampione në keqmenaxhim dhe abuzim me tenderat!
Kjo në foto është panorama e bulevardit kryesor të Elbasanit në mbrëmje! I gjithi në errësirë të plotë!
? 250 mln lekë ka tenderuar Bashkia e Elbasanit për blerje ndriçuesish! Ku janë?
Kanë skualifikuar të gjithë operatorët e tjerë, për t'ia dhënë të preferuarit të tyre dhe ja ku janë! Errësirë e plotë si vetë Bashkia!
?Në 14 maj merr fund kjo keqqverisje 16 vjeçare?✌️