Po lufton prej kohësh me sëmundjen, ja kur pritet të rikthehet Sebastien Haller

 

Sebastien Haller ka hedhur pas krahëve sëmundjen dhe synon rikthimin e tij në fushë për të debutuar me Borussia Dortmundin. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë pret të rikthehet pranë fundit të janarit.

Siç raporton “Bild”, data e cila përflitet pwr rikthimin e Haller në fushë është 22 janari, pra në përballjen mes Dortmund dhe Augsburg. 28-vjeçari është duke u stërvitur individualisht dhe së shpejti pritet që këtë ta bëjë dhe me pjesën tjetër të skuadrës.

Ish-sulmuesi i Ajax ka mbetur jashtë fushës që në momentin që u transferua në “Signal Iduna Park”, për shkak të problemeve të tij shëndetësore. Haller para pak kohësh u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni të dyfishtë në testikuj.