Bayern Munchen pranë akordit me sulmuesin e Gjermanisë

Niklas Fullkrug është kthyer në një personazh te heshtur në këtë periudhë, pas pushimeve të tejzgjatura nga kampionati vendës.

Gjithsesi, ai i ka kthyer projektorët drejt vetes pasi ka vendosur të ndryshojë agjent (Gunter Neuhas pas 14 vjetësh bashkëpunim).

Tashmë bomberi i Werder Bremenit ka kaluar në pronësi të agjencisë “Roof”, e cila njëkohësisht menaxhon edhe yjet e Bayernit si Serge Gnabry, Sadio Mane, etj.

Në mediat vendëse kjo lëvizje është cilësuar si manovër për të ndërtuar ura lidhëse me ekipin e drejtuar nga Julian Nagelsman.

Vlen të theksohet se Fullkrug ndërtoi marrëdhënie të ngushtë me Thomas Muller, i cili e shprehu dëshirën të vinte në “Allianz Arena”.