Eminem refuzoi një ofertë marramendëse nga Katari për të kënduar në Kupën e Botës
Eminem nuk ishte i vetmi që refuzoi për të kënduar në Kupën e Botës, por shuma që iu afrua atij është marramendëse.
Ai hodhi poshtë një ofertë prej 9 milionë dollarësh nga Katari për të performuar së bashku me “Fifty Cent”.
Organizatorët shpresonin se ata do të jepnin një perfomancë legjendare si ajo e Super Bowl shkurtin e kaluar.
Ky vendim u bë i ditur nga “Fifty Cent” në një intervistë.
“Për shkak të Super Bowl, unë u ftova në Kupën e Botës me një buxhet prej 9 milionë dollarësh. Do të merrja një milion dhe më pas tetë milionët e tjerë do të ishin për të (Eminem) ”, tha “Fifty Cent” për “Big Boy’s Neighborhood”.