I dehur në timon del nga rruga/ Arrestohet 44 vjeçari nga Tirana që shkaktoi aksident në Bulqizë

Një 44 vjeçar nga Tirana në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi automjet duke dalë nga rruga dhe për pasojë mbetën të lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi O.T.

Policia e ka arrestuar në flagrancë

Njoftimi i policisë/ Bulqizë

Nga specialistë të seksionit të Trafikut Urban dhe Interuban në DVP Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J.T., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi me datë 09.01.2023 në rrugën e fshatit Smollik, duke drejtuar automjetin tip 'Benz', në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi automjet duke dalë nga rruga dhe për pasojë mbetën të lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi O.T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.