'Donaldi vjet puthi atë dhe u kris me tjetrën'/ Historia Bora-Donald komentohet nga banorët e 'BBV 2'
Puthja e famshme e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt në “Big Brother Vip” nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga banorët e këtij edicioni.
Armaldo, Luizi dhe Genti kanë diskutuar së bashku mbi këtë çështje, ku tenori me një ton disi të revoltuar tregoi si Donaldi u puth me Borën dhe më pas u “kris” me Beatrixën.
Pjesë nga biseda:
Armaldo: Pse nuk e puthi Donaldi vjet atë publikisht dhe u kris me atë tjetrën.
Luizi: Kë?
Armaldo: Borën pra, e kishte Bora emrin?
@padorashkaa ♬ original sound - Padorashkaa
Ndonëse trekëndëshi Bora-Donaldi-Beatrix, akoma përflitet nga të tjerët, vetë moderatorja dhe aktori po shijojnë dashurinë e tyre.
Madje ata ndodhen në Itali këto ditë ku po shijojnë motin me borë dhe në këtë mënyrë festuan edhe ditëlindjen e Zemanit.