FOTO/ Ndërtimi i pallatit në Tiranë shemb rrugën gjatë natës, irritohen banorët

Punimet pa kriter që po kryen për ndërtimin e një pallati në Njësinë Nr. 2 në Tiranë kanë shembur pjesërisht rrugën e lagjes gjatë natës së mbrëmshme.

Kjo situatë ka shqetësuar banorët për shkak të zhurmës së madhe që ka shkaktuar shembja e rrugës, duke i irrituar me kryebashkiakun Erion Veliaj i cili ka dhënë leje ndërtimi pa kriter, duke sjellë kaos te përdorimi i hapësirave të përbashkëta për qytetarët.

Sipas burimeve për SYRI-n, Administratori i Njësisë Nr. 2 Florian Pullazi ka shkuar që në mëngjes për të qetësuar banorët që kishin shprehur irritimin e tyre edhe nga zhurmat gjatë natës.