Meka ka marrë një ngjyrë të gjelbër pas reshjeve të mëdha të shiut në Arabinë Saudite
Malet në rajonin e Mekës të Arabisë Saudite kanë marrë një ngjyrë të gjelbër pas reshjeve të mëdha të shiut që ranë në mbretërinë e Gjirit në javët e fundit.
Në videot e shpërndara në mediat sociale, rajoni malor që rrethon qytetin e shenjtë mund të shihet i mbuluar me gjelbërim dhe bimë, shumë larg nga natyra e zakonshme e thatë, shkruajnë mediat e huaja.
Dhe pamjet e pazakonta të maleve tërhoqën vëmendjen edhe të përdoruesve në rrjetet sociale të cilat postuan pamje të gjelbërimit të ri të qytetit, duke mbledhur mijëra shikime në mediat sociale.
#فيديو?
جبال #مكة تكتسي الخَضار بعد الأمطار التي شهدتها مؤخراً
.
تصوير: عبدالإله السلمي pic.twitter.com/finS66zJXb