Mikela, liderja e javës nis me 'kërcënime' ndaj Gentit

Debatet vazhdojnë në shtëpinë e Big Brother ku së fundmi janë përplasur Genti dhe Mikela. Ajo është shprehur se do të jetë ajo liderja e javës. Mirëpo duket sikur Gentit nuk po i pëlqen vendimi dhe një mënyrë ironizuese ai shprehet se :

“Do të doja shumë të ishe ti.”

Mikela shprehet se është shumë e organizuar dhe Amos ndërhyn duke thënë që nuk është çdo gjë organizimi .

“Po, po e di.’’- shprehet sërish ajo.

Por ajo i drejtohet Gentit që nëse ajo kërkon të jetë në rulotë ai duhet të shkojë. Genti rebelohet duke u shprehur se :

“Nëse do të të jepet autoriteti për të eleminuar më elemino nuk e kam problem fare.’’

“Ti do të më ulësh. ’’ – shton ai

Mikela nuk ka hezituar për ta “kërcënuar” disi duke i thënë se:

“Nëse dua të të ul e bëj në një farë mënyre që ty nuk ta pret mendja.’’

Mes dy banorëve kemi pasur debat dhe mospëlqime edhe herët e kaluara. Kujtojmë rastet e fundit ku Mikela nuk parapëlqente ta ndante buxhetin me Gentin dhe nëse do ta bënte ai, ajo do të hiqte dorë.

Po ashtu zënka e tyre në kuzhinë ku Mikela dhe Genti janë përplasur sërish, ndërsa asaj nuk i pëlqen fare të marrë urdhra nga një banor tjetër.