‘Epoka’ Simeone drejt fundit, tashmë pritet vetëm konfirmimi

Duket se një histori dashurie 12-vjeçare në Madrid do të përfundojë në fund të këtij sezoni. Ky mund të jetë sezoni i fundit në stolin e Atletico Madrid për teknikun argjentinas, Diego Pablo Simeone.

Siç raporton spanjollja “El Chinguito”, ish-lojtari i Inter, Lazio dhe Atletico Madrid do të drejtojë “Los Colchoneros” në sezonin e tij të fundit. Simeone tashmë ia ka komunikuar vendimin e tij për t’u larguar drejtuesve të Atletico Madrid. Tekniku 52-vjeçar, arriti me klubin madrilen shumë suksese në Spanjë si dhe në futbollin europian.

Diego Simeone fitoi në Spanjë me Atletico Madrid dy herë La Liga, gjithashtu një herë superkupën e Spanjës bashkë me Kupën e Mbretit. Ndërsa në europë fitoi dy herë Europa League dhe Superkupën e Europës në drejtim të “Los Colchoneros”.