Ligji i ri britanik për t'i dhënë fund valës së grevave do të futet në parlament
Legjislacioni që kërkon që shërbimet kryesore publike të ruajnë nivelet minimale të sigurisë gjatë grevave nga punonjësit, do të prezantohet nga qeveria britanike të martën.
Vendi po përjeton një valë aksionesh industriale pasi rritja e pagave nuk arrin të mbulojë inflacionin dyshifror, i cili tani është rreth niveleve maksimale të 40 viteve.
Infermierët, stafi i ambulancës dhe punonjësit e hekurudhave janë në mesin e atyre që kanë bërë grevë të paralajëmruar.
Projektligji nuk do të debatohet dhe mund të duhen muaj që të bëhet ligj.
Bisedimet midis ministrave të qeverisë dhe sindikatave të hënën nuk arritën ndonjë përparim për të shmangur grevat e mëtejshme të planifikuara.
Qeveria ka thënë se do të konsultohet për nivelet minimale të sigurisë që do të vendosen për shërbimet e zjarrit, ambulancës dhe hekurudhave si pjesë e ligjit të ri.
"Ne kurrë nuk do të heqim të drejtën e grevës nga njerëzit, por...kur ka greva, jeta dhe të gjitha pjesët e trupit duhet të jenë të parat dhe duhet të vendoset një standard minimal sigurie për këtë," tha për GB Neësm ministri i biznesit Grant Shapps. .
Grupi ombrellë i sindikatave, Kongresi i Sindikatave e përshkroi projektligjin si jodemokratik dhe të papërshtatshëm, duke u bërë thirrje anëtarëve të parlamentit ta refuzojnë atë.
"Nëse miratohet, ky projektligj do të zgjasë mosmarrëveshjet dhe do të helmojë marrëdhëniet industriale - duke çuar në greva më të shpeshta," tha Sekretari i Përgjithshëm i TUC, Paul Noëak.
Kundërshtarët e projektligjit thonë se ka të ngjarë të kundërshtohet në gjykata dhe Partia Laburiste e opozitës ka thënë se do ta shfuqizojë ligjin nëse vjen në pushtet në zgjedhjet kombëtare që priten vitin e ardhshëm.