Rregullatori holandez i jep licencë transmetimi, televizionit rus TV Rain
Televizionit të pavarur rus TV Rain i është lëshuar një leje transmetimi pesëvjeçare nga Autoriteti Hollandez i Medias, sipas një deklarate në faqen e internetit të rregullatorit. Kjo vjen pas vendimit të Letonisë për të anuluar licencën e këtij stacioni në fillim të dhjetorit pasi kompania u cilësua si një kërcënim për sigurinë kombëtare.
TV Rain me prirje liberale, i njohur si Dozhd në rusisht, kaloi në transmetim në Letoni dhe vende të tjera në korrik, pasi u detyrua të mbyllte studion e tij në Moskë pas pushtimit rus të Ukrainës.Kanali e ndali transmetimin në Letoni, Estoni dhe Lituani më 8 dhjetor.
Leja holandeze, e datës 22 dhjetor, do të "sigurojë një shërbim të transmetimit televiziv komercial si një institucion mediatik komercial," tha rregullatori.
Nuk ishte e qartë se kur u publikua deklarata. Sipas faqes së internetit Meduza me bazë në Letoni, raportimet e para të lajmeve në mediat holandeze u shfaqën të hënën.
Transmetuesi publik letonez LSM vuri në dukje se licenca pritet të lejojë TV Rain të transmetojë përmbajtjen e tij në rrjetet kabllore në të gjitha vendet e BE-së, përfshirë Letoninë.
TV Rain u vu nën vëzhgim nga autoritetet e medias elektronike letoneze (NEPLP) për mbulimin e luftës në Ukrainë.
Në një rast, një prezantues u shfaq dashamirës për gjendjen e rëndë të trupave ruse dhe la përshtypjen se duhej mbledhur ndihma për ta.
Më 2 dhjetor, NEPLP i lëshoi Dozhdit një gjobë prej 10,000 eurosh për dy shkelje: quajtjen e Krimesë si pjesë e Rusisë dhe të ushtrisë ruse si "ushtria jonë".
Vetë televizioni i hodhi poshtë akuzat si "të padrejta" dhe "absurde".