Toka dhe 5 apartamente, zbulohet pasuria e Alda Klosit, nisin hetimet

Prokuroria ka nisur verifikimet në lidhje me pasurinë e Alda Klosit, zyrtares së lartë, e cila ra prej e vjedhjes nga pastruesja e saj. Prokuroria e Tiranës ka nisur një veprim penal për hetimin e veprës penale të pastrimit të parave dhe do ta ftojë ish-zyrtaren që të japë sqarimet e saj mbi këtë pasuri. 

Prokuroria do të kërkojë shpjegime dhe dokumente për vënien e pasurisë si dhe do të ketë një hetim pasuror për zonjën Klosi, për të provuar nëse këto pasuri janë të ligjshme apo jo.

SYRI TV ka mundur të sigurojë skedën e pasurive të paluajtshme që disponohen nga zyrtarja Alda Klosi, e cila denoncoi vjedhjen mijëra eurove nga pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi.

Nga të dhënat e Kadastrës rezulton se Klosi është pronare ose bashkëpronare e 7 pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe Shëngjin.

Klosi rezulton pronare e dy apartamenteve në Shëngjin me sipërfaqe 94 m2 dhe dhe 42 m2, ku sipas të dhënave është bërë pronare e pasurive përmes kontratave të dhurimit. Nuk dihet se kush dhe në çfarë rrethanash dy apartamentet i janë dhuruar Klosit.

Gjithashtu ajo është bashkëpronare e tre apartamenteve në Tiranë me sipërfaqe, 47 m2, 54 m2 dhe 50.8 m2 në Tiranë.

Nga të dhënat e Kadastrës, Klosi rezulton bashkëpronare edhe e dy sipërfaqeve trualli në Tiranë 216 m2 dhe 160 m2.

Ajo ka në pronësi dhe një fuoristradë tip Toyota RAV4, e vitit 2013.