Dalin dy persona të tjerë: Rozeta Dobi na ka vjedhur bizhuteri, jo para

Të tjera të dhëna janë bërë publike në lidhje me dy emra personash që kanë rënë pre e grabitjes së Rozeta Dobit, e cila punonte në banesat e tyre si pastruese.

Sipas burimeve për mediat, bëhet fjalë për shtetasit Leonard Ciko dhe Altin Dine. Emrat e tyre janë marrë nga telefoni i Rozeta Dobit.

Mësohet se ata kanë deklaruar në Prokurori që 49-vjeçarja u ka marrë nga banesat bizhuteri, por jo para.

Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi u arrestuan dhe u lanë në “arrest me burg” nga gjykata nën akuzën e vjedhjes në banesën e këshilltares së kryeministrit Edi Rama të një shumë prej 120 mijë eurosh.

Ndërkohë në banesën e saj u gjetën dhe mbi 400 mijë euro.