Dalin përgjimet mes pastrueses dhe të birit: Ja si u zbulua shuma e majme

Zbardhet përgjimet ambientale mes pastrueses Rozeta dhe djalit të saj, Havier Dobi.

BW ka publikuar përgjimet që çuan në zbulimin e shumës së majme prej mbi 400 mijë eurosh të fshehura në tubim e aspirimit.

PERGJIMI

Havieri: Cfarë ke thënë ti për mu?

Nëna: Asgjë, do rri unë këtu?

(Nënkupton se do ta marrë ajo përsipër vjedhjen)

Havieri: Lekët atje lart te shtëpia do t’i nxjerr unë.

(Bazuar në këtë fjali është urdhëruar kontroll i dytë ku u gjetën paratë e tjera në tubin e aspirimit)

Më pas Rozeta kritikon të birin pse ka tërhequr shumë para.

Ai i përgjigjet se ‘kam tërhequr vetëm 50 mijë’, duke nënkuptuar euro.