Lëvizte i armatosur, kapet në flagrancë pasagjeri/ Shoferi arratiset sapo sheh policinë
Në prangat e policisë ka rënë një 22 vjeçar dhe është shpallur në kërkim një tjetër bashkëmoshatar, të cilët ishin duke lëvizur me makinë në Shkodër.
Sipas informacioneve për SYRI-n, në kuader të operacionit 'Kontigjenti', u arrestua në flagrancë shtetasi Brajan Curraj dhe u shpall në kërkim Toni Preka.
Shtetasi 22 vjeçari Curraj i cili ishte pasagjer në makinën që drejtohej nga 22 vjeçari tjetër Preka, është arrestuar pasi iu gjet një armë zjarri tip pistoletë në çantë.
Ndërkohë, duke përfituar nga errësira, drejtuesi i makinës Preka ka përfituar nga errësira dhe i është larguar forcave të policisë.
Gjithashtu në makinë u gjet edhe një sasi lënde narkotike e llojit kanabis.
Njoftimi i policisë/ Shkodër
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontigjenti”. Sekuestrohen armë dhe drogë.
Lëvizte si pasagjer në një automjet, i armatosur me pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 22-vjeçari.
Shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit, pasi shërbimet e Policisë gjetën në këtë automjet, një sasi lënde narkotike kanabis.
Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike kanabis.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, të mbështetura nga inteligjenca informative, për 2 shtetas që lëviznin me automjet, me sende të kundërligjshme me vete, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kontigjenti”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi B. C., 22 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. P., 22 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Në lagjen “Liria”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin që drejtohej nga shtetasi T. P. dhe ku ishte pasagjer shtetasi B. C. Shtetasi T. P. ka braktisur automjetin dhe duke përfituar nga kushtet e errësirës, ka mundur t’u shmanget shërbimeve të Policisë. Vijon puna intensive, me qëllim kapjen e tij.
Ndërkaq, gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj shtetasit B. C. dhe në automjet, shërbimet e Policisë gjetën në çantën e 22-vjeçarit, një armë zjarri pistoletë, ndërsa në automjet gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime te metejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
#angazhimpërkushtimsakrificë?️?
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit??
#nëshërbimtëqytetarëve?️?