‘Ëndrra e keqe' e zbulon dhe e arreston në Kamëz, trafikantin e arratisur prej 9 vjetësh

“Ëndrra e keqe” i ka prishur gjumin trafikantit të drogës, 55-vjeçarit Naim Maloka, që pas 9 vjetësh arrati, u zbulua dhe u arrestua në Kamëz ku fshihej.

Pas një informacioni nga shërbimet sekrete, Komisariati  Nr. 5 i Tiranës njoftoi se në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Ëndrra e keqe”, ka kapur dhe ndaluar në lagjen “Argjinatura” në Kamëz, shtetasin Naim Maloku, 55 vjeç, banues në Kamëz.

Sipas Policisë, Maloku ishte dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

55-vjeçari ishte i shpallur në kërkim që në vitin 2014, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Ëndrra e keqe” i Policisë shqiptare dhe i Policisë greke.

Në kuadrin e këtij operacioni ndër vite janë sekuestruar në total, në të dy shtetet, Shqipëri dhe Greqi, 273 kg drogë, 4100 euro si dhe janë arrestuar 6 shtetas. Tre nga ata në Shqipëri dhe tre Greqi, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetin trafikonin lëndë narkotike.