Harry i ka shtyrë mbretin Charles dhe princin William në kufijtë e tyre

Familja mbretërore nuk ka më “asnjë besim” te Princi Harry,  pas asaj që ka dalë nga kujtimet e tij dhe çfarë ka thënë gjatë gjithë këtyre ditëve në intervistat që ka dhënë për mediat televizive amerikane.

Sipas burimeve të mirëinformuara nga Buckingham Palace, Mbreti Charles dhe Princi William kanë arritur kufijtë e tyre.

Duke folur me Tom Brady në ITV's News at Ten, Harry tha se do të ishte i hapur për pajtim dhe madje do të kthehej në një rol mbretëror, me kusht që të mund të kishte diskutime "të sinqerta" me familjen e tij, por që do të mbeteshin private.

“Nuk e di nëse do ta shikojnë këtë intervistë apo jo, por çfarëdo që të më thonë mua dhe çfarëdo që unë t'u them do të jetë private dhe shpresoj që ata të qëndrojnë kështu ” tha Harry, duke theksuar se ai nuk dëshiron që asnjë bisedë të rrjedhë e tyre.

Megjithatë, deklaratat e mësipërme shkaktuan shumë komente ironike në rrjetet sociale, nisur nga të gjitha momentet private që Harry ka ndarë në librin e tij me kujtime, Spare, që është publikuar sot.

Një burim mbretëror është shprehur për medien britanike Mirror:

 “Ironia është aty për ta parë të gjithë, përveç vetë Harry-t duket. Kishte shumë pak besim para gjithë kësaj dhe tani nuk ka mbetur asnjë. Kuptohet se familja mbretërore nuk ka gjasa të komentojë publikisht mbi ndonjë nga akuzat e ngritura kundër tyre. Por edhe biseda kokë më kokë mund të mos zhvillohet me Charles dhe William, të cilët kanë frikë se çdo bisedë me Harry mund të përdoret kundër tyre në të ardhmen."

Redaktori mbretëror i Vanity Fair, Katie Nicholl, i tha Page Six, sipas burimeve të saj: 

“William po vlon dhe është i shkatërruar. Familja mbretërore ka mbetur e habitur nga detajet që ka dhënë Harry dhe sa larg ka arritur. Ata me të vërtetë ndihen sikur ka kaluar çdo vijë."

Në intervistën me bombë për të promovuar kujtimet e tij, Harry tha se familja e tij e shkatërroi atë dhe Meghan, duke i detyruar ata të shpërngulen në Kaliforni. 

Princ Harry u shpeh "ata nuk kanë treguar vullnet për t'u pajtuar".