Iran/ Vajza e ish-presidentit dënohet me pesë vite burg

Vajza aktiviste e ish-presidentit të Iranit Akbar Hashemi Rafsanjani është dënuar me pesë vjet burg, tha sot avokatja e saj. 

Avokatja nuk ka bërë të ditur detaje për akuzat ndaj Faezeh Hashemi, por prokurori publik i Teheranit vitin e kaluar e akuzoi Hashemi për "propagandë kundër sistemit", sipas agjencisë gjysmë zyrtare të lajmeve ISNA.

Media shtetërore kishte raportuar në shtator se Akbar ishte arrestuar për "nxitje të trazirave" në Teheran gjatë protestave të shkaktuara nga vdekja e një gruaje kurdo-iraniane në paraburgim nga policia.

“Pas arrestimit, zonja Faezeh Hashemi u dënua me pesë vite burg, por dënimi nuk është përfundimtar ”, ka shkruar avokatja e saj, Neda Shams, në llogarinë e saj në Tëitter.

Në vitin 2012, Faezeh Hashemi u dënua me burg dhe u ndalua nga aktivitetet politike për "propagandë antishtetërore" që daton që nga zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të vitit 2009.

Babai i saj vdiq në vitin 2017.

Politikat realiste të ish-presidentit Rafsanjani për liberalizimin ekonomik dhe marrëdhëniet më të mira me Perëndimin patën përkrahës por edhe kritikë të fortë gjatë jetës së tij. 

Ai ishte një nga themeluesit e Republikës Islamike.